Feston me gjest të pahijshëm ndaj tifozëve golin e 28-të këtë sezon

Polemikat nuk kanë të ndalur për Cristiano Ronaldon. Portugezi duket se po kalon një moment negativ me tifozët, ndaj të cilëve reagimi ishte sërish i pahijshëm. 39-vjeçari realizoi golin e parë në fitoren 3-2 që Al Nasër regjistroi ndaj Al Shabab, për t’i dhuruar 3 pikët e radhës ekipit të tij në derbin e Riadit.

Tifozët kundërshtarë brohorisnin emrin e Lionel Messi, teksa portugezi vendosi t’i përgjigjej me një gjest që po bën xhiron e botës.

Cristiano Ronaldo ka shënuar në 9 ndeshje radhazi për Al-Nassr në të gjitha garat. Në gjithsej 29 ndeshje këtë sezon, sulmuesi portugez numëron 28 gola dhe 11 asistime, teksa udhëheq renditjen e golashënuesve në Arabi me 22 gola.

Në fillim të pjesës së dytë, Anderson Talisca mori vëmendjen e të gjithëve, teksa realizoi golat e fitores për Al Nasër. Këto të fundit, aktualisht zënë vendin e dytë në kampionatin e Arabisë Saudite, distancuar pas Al-Hilal me gjashtë pikë.

Klan News