Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Manchester United. Ky është lajmi që vjen nga Anglia, me mediat që bëjnë të ditur se portugezi nuk do të largohet nga “Old Trafford”.

Ditët e fundit u përfol shumë për të ardhmen e 37-vjeçarit, ku shumë skuadra kishin shfaqur interes për të siguruar shërbimet e tij. Por duket se ujërat kanë ndryshuar dhe drejtuesit kanë bërë hapa konkret për të bindur Ronaldon të qëndrojë.

Ky i fundit i ka vendosur ultimatum njerëzve të merkatos së “Djajve të Kuq” për të sjellë futbollistë cilësorë në skuadër dhe duket se kjo ka marrë dritën jeshile prej tyre. Situatë që ka detyruar Ronaldon të ndryshojë mendim dhe të vesh fanellën e United edhe në sezonin e ri.

Në orët e fundit emri i tij u lidh me një kalim te Bajerni i Mynihut, i cili kërkoi ta transferonte Ronaldon në Bavari, për ta bërë ndoshta blerjen e dytë pas Sadio Mane nga Premier League angleze.

Klan News