Cristiano Ronaldo u ka paguar 12.1 milionë paund taksa autoriteteve spanjolle, sipas radio stacionit spanjoll Cadena Cope.

Duket se sulmuesi 33-vjeçar i Juventusit po përpiqet të pastrojë të gjithë borxhet e tij dhe do të ndërpresë të gjitha lidhjet me Madridin dhe Spanjën.

Stacioni spanjoll raportoi se ai ka depozituar 12.1 milion paund dhe gjithashtu do të paguajë edhe 4.7 milion paund në gjoba dhe shpenzime. Ai gjithashtu ka pranuar një dënim me burg prej dy vitesh, të cilin nuk do ta kryejë kurrë duke qenë se veprat penale administrative në Spanjë nuk përfshijnë vuajtjen e dënimit me burg.

Një nga arsyet kryesore pse Ronaldo la Spanjën është fakti se ai ka qenë gjithmonë kundër autoriteteve tatimore pasi është akuzuar për mashtrim fiskal dhe vetëm një javë pas largimit të tij në Itali, ai ka “larë” borxhet e tij./tvklan.al