Ylli portugez Cristiano Ronaldo është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit ka ndjekur në Itali ndeshjen mes Juventus dhe Lazio, e fituar 2 me 0 nga torinezët.

Ka qenë kreu i qeverisë shqiptare që ka publikuar foton në Facebook me yllin portugez, që këtë sezon u ble nga Juventus.

Rama ndoqi nga afër ndeshjen me ftesë të Presidentit të ekipit të Juventusit. Ai udhëtoi sot për në Torino pas mbledhjes së qeverisë që u zhvillua në Vlorë. /

tvklan.al