Bëhet fjalë për 100 deri në 120 milionë Euro dhe një kontratë të vlefshme deri në 2022. Cristiano Ronaldo dhe Juventus janë në prag të një nënshkrimi. Mediat në mbarë botën raportojnë se kjo është çështje ditësh dhe se portugezi që prishi festën e fitores së Champions League do të luajnë në Itali.

Sipas informacioneve të publikuara në gadishullin italian, njerëzit rreth Ronaldos po kërkojnë shtëpi në Torino. Ndërkaq ka të dhëna se është vetë futbollisti që i është ofruar Juventusit madje që para se të niste botërori i Rusisë.

Por dy gjëra duhet të mbahen në konsideratë, kontrata e tij me real Madrid dhe interesimi i Manchester United.

Në fund mbetet për tu sqaruar edhe çështja e klauzolës së shitjes që thuhet se nga 1 miliardë Euro ka zbritur në 100 ose 150 milionë. Deri në këto kuota Juventus është në gjendje të lundrojë pa probleme.

Tv Klan