Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet së shënuari gola. Këtë e bëri dhe në duelin debutues në Champions League të ish-shokut të tij të skuadrës, Michael Carrick në stolin e Manchester United. Portugezi ishte vendimtar me një prej dy golave të fitores 2-0 në Spanjë përballë Vijarealit, duke ruajtur kështu ecurinë e golave në çdo ndeshje të Champions këtë sezon. Goli i 36-vjeçarit ishte i 140-ti në Ligën e Kampionëve dhe goli i 799-të në karrierë mes klubeve dhe kombëtares.

Numri shtatë i United ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e tij në Champions League këtë sezon, duke siguruar i vetëm kualifikimin e anglezëve në raundin e 1/16-ave. Në këtë mënyrë, ai ka prenotuar edhe të paktën dy ndeshje të tjera për të thelluar rekordin e tij si golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave në këtë turne.

Ronaldo bëhet i pari futbollist që shënon në 5 ndeshje radhazi të Champions League për një skuadër angleze, duke rishkruar emrin e tij në historinë e United.

Klan News