Cristiano Ronaldo është me pushime, ndërsa mediat shkruajnë se e marta mund të jetë dita e zhvillimeve të rëndësishme. Juventus është destinacioni. Gazeta sportive pranë Real Madrid, “Marca” zbulon se portugezi ka patur një ofertë prej 100 milionë euro në vit nga Kina me kontratë 3 ose 4 sezone.

Kjo është refuzuar nga Ronaldo që dëshiron të qëndrojë te futbolli i rëndësishëm. Në Itali do të fitojë 3 herë më pak, por ka shansin të luajë ende në Champions League. E ardhmja e Cristiano Ronaldo është kthyer në një temë dite. Rreth kësaj është pyetur Luka Modriç. Mesfushori kroat i Real Madrid tha se të presim çdo të ndodhë edhe pse ai shpreson të qëndrojë.

Flitet te transferimi i Cristiano Ronaldo te Juventus do të kushtojë 100 deri në 120 milionë për kartonin, 10 milionë shpërblimi i menaxherit Jorge Mendes dhe rreth 30 milionë euro paga vjetore e futbollistit.

Tv Klan