“Cristo Deriso” shitet për mbi 24 milionë Euro

Posta

“Cristo Deriso” shitet për mbi 24 milionë Euro

17:55 28/10/2019

Kryevepra e Cimabue shënon rekord

Një prej kryeveprave të piktorit italian Cimabue është shitur në një ankand në Francë për më shumë se 24 milonë Euro. Behet fjalë për  “Cristo Deriso”, e cila u shit katër herë më shumë se vlerësimi paraprak që i kishte bërë shtëpia e ankandit Acteon.

Për vite me radhë kishte qendruar në dhomën e gatimit të një gruaje franceze në veri të Parisit, për t’u zbuluar rastësisht nga një specialist që kishte shkuar për të vlerësuar pronat e zonjës. Me përmasa vetëm 20 me 26 cm, piktura besohet të jetë pjesë e një dipiksioni të përbërë nga tetë panele të vogla. Lindur në Firence në 1240, i njohur gjithashtu si Cenni di Pepo, Cimabue ishte nga të parët që përdori perspektivën dhe pikturoi në një stil më të natyrshëm. Por suksesin nuk e njohu sa ishte në jetë dhe vdiq në Piza në 1302, duke marrë me vete edhe dëshpërimin e mosvlerësimit. Siç ndodh rëndom në këto raste, shtëpia e ankandit nuk bëri të ditur blerësin, por tha se një muze i huaj ishe në mesin e ofertuesve.

Cristo Deriso shënoi edhe një rekord, duke u bërë kështu piktura antike e shitur më shtrenjtë në histori. Por në vendin e parë e mban “Salvator Mundi” e Leonardo Da Vincit, e shitur për 450.3 milionë Dollarë. Dhe kjo tregon që investimi në art, përveçse një mënyrë për të treguar stilin lukzos të jetës, është kthyer ne trend për të ruajtur pasurinë. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave qe invesojnë në art si biznes është mbi 45 përqind e të pasurve.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi