Çrregullimet e ushqyerjes dhe ndikimi në gjatësinë e femrave


Çrregullimet e ushqyerjes dhe ndikimi në gjatësinë e femrave

08:20 28/08/2020

Anoreksia, që është një çrregullim i ngrënies i bën individët të jenë të fiksuar pas peshës, asaj që hanë dhe kjo mund të kthehet në një problem shumë të madh sidomos për femrat.

Sipas një studimi të ri, femrat që vuajnë nga anoreksia mund të kenë rritje të mangët dhe nuk mund të arrijnë potencialin e tyre të plotë të gjatësisë.

Njerëzit me anoreksi kanë një frikë të madhe për të fituar peshë dhe një imazh negativ për trupin e tyre, mendojnë se peshojnë shumë kilogramë edhe kur janë nën peshë.

Autori i studimit, Dalit Modan-Moses u shpreh: Gjetjet tona theksojnë rëndësinë e ndërhyrjes së hershme dhe intensive për të normalizuar peshën e trupit dhe për t’i lejuar pacientët të arrijnë potencialin e tyre të plotë të gjatësisë.

Sipas studiuesve, problemet me gjatësinë mund të sahkaktojnë dhe komplikime të tjera që prekin shëndetin e përgjithshëm të personit, shëndetin e kockave, funksionin konjitiv, problemet me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve më vonë në jetë.

Diagnostifikimi dhe trajtimi i hershëm mund të parandalojë, ose të paktën të zvogëlojë rrezikun e këtyre komplikimeve./tvklan.al



Të ngjashme