Rrumbullaku: Garantojmë mbarëvajtjen në vend tjetër

Kur mbeten edhe pak ditë nga mbajtja e Samitit Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor në Tiranë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për masat e marra në kuadër të mbarvajtjes së këtij eventi.

Pas mbledhjes, Çuçi se në 6 Dhjetor do të garantohet mbarëvajtja e këtij aktiviteti, ndërsa nuk la pa përmendur dhe protestën e thirrur nga PD.

“Ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër protestave, gjithmonë i kemi garantuar protestat, të drejtën kushtetuese për të protestuar. Këtë radhë ka një zonë të kuqe ku do zhvillohet samiti, ku nuk mund të protestohet, por jashtë asaj zone padiskutim,” tha Çuçi.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se protesta e opozitës nuk është ndaluar, por ajo mund të zhvillohet jashtë perimetrit të sigurisë.

“Policia e Shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë. Pasi perimetri i sigurisë është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në samit. Ne kemi besimin se arsyeja do fitojë mbi emocionet e kujtdo dhe jemi të përgatitur për çdo rast ku do të ndodh e kundërta,” tha Rrumbullaku.

Në deklaratën për mediat, kreu i policisë ripërsëriti dhe njëherë kufizimet e lëvizjeve për automjetet dhe këmbësorët në kuadër të masave për samitin e 6 Dhjetorit.

Për garantimin e mbarvajtjes së këtij eventi të rëndësishëm, burime nga uniformat blu bëjnë me dije se në terren do të jenë të angazhuar rreth 2000 efektivë.

Tv Klan