Firma robotike Promobot po kërkon fytyra për robotët e ardhshëm, të cilët do përdoren në hotele, qendra tregtare dhe aeroporte në vitin 2023. Kompania po ofron 200,000$ për vullnetarët e guximshëm të cilët duhet të japin të drejtat e përdorimin të fytyrës së tyre përgjithmonë.

Promobot është një kompani e vendosur në New York, e njohur për robotët që i ngjasojnë shumë njerëzve. Robotët e tyrë përdoren në 43 shtete, me pozicione të ndryshme pune, si administratorë, promovues, konsulentë dhe guiderë.

Në fushatën e tyre të fundit, kompania po kërkon persona me një fytyrë miqësore dhe me çfarëdolloj gjinie apo moshe që të përdoret tek krijimet e tyre. Ata nuk kanë dhënë asnjë arsye përse kërkojnë njerëz realë dhe jo fytyra dixhitale./tvklan.al