A e dinit që elefantët mund të sëmuren me tuberkuloz? Ja që ndodh e madje në Pakistan trajtohen po njësoj si njerëzit. Një ekip i tërë veterinerësh në Parkun e Safarit në Karachi u japin elefantëve plot 400 tableta në ditë. Ilaçin që është i njëjtë me atë për njerëzit, e fshehin në ushqim, që nga mollët deri te bananet. Sasia e ilaçit jepet duke marrë parasysh peshën e elefantëve që është mesatarisht 4000 kg.

“Të trajtosh elefantët me tuberkuloz është gjithmonë sfiduese. Çdo ditë përdorim metoda të ndryshme”, u shpreh një kirurge veterinere e quajtur Buddhika Bandara. Sipas saj, ky trajtim ka shëruar shumë elefantë në Sri Lanka.

Ekipi veshin maska për fytyrën dhe pambuk kur ushqejnë elefantët për të shmangur kontaktin me sëmundjen që infekton më shumë se 500 mijë njerëz në vit. Pavarësisht këtij trajtimi mjekësor për elefantët, duhet theksuar se ky park është kritikuar prej kohësh për keqtrajtimin e kafshëve.

/tvklan.al