Ndodh që në një ndeshje një futbollist të marrë një karton të kuq, por dy të tillë për tre minuta, atëherë kjo gjë bëhet pak e çuditshme. Mirëpo kjo histori ka ndodhur me futbollistin spanjoll, Cristobal, lojtar i CF Fuenlabrada gjatë ndeshjes me Girona-n të dielën.

Fillimisht ai mori një karton të kuq në minutën e 68 me arsyen se ngriti takat ndaj lojtarit kundërshtar. Futbollisti u largua për në dhomat e zhveshjeve, por këtu ndodh çudia e parë.

Arbitri u konsultua vonë me VAR-in dhe vendosi që ta rikthejë kartonin e kuq dhe t’i japë të verdhë. Për këtë arsye, ai shkoi pranë dhomave të zhveshjes dhe thirri lojtarin spanjoll, i cili menjëherë futet në fushën e blertë.

Por kjo gjë do të zgjaste shumë pak. Arbitri do t’i nxirrte kartonin e dytë të verdhë, pasi debaton me lojtarin kundërshtar, duke marrë automatikisht të kuqin. Këtë herë, Cristobal do të dilte për të mos hyrë më në fushën e lojës për këtë ndeshje./tvklan.al