Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar rastin e një mësuesi muzike i cili u pushua nga puna për shkak të portalit “Mësues për Shqipërinë”. Bëhet fjalë për mësuesin Sokol Nazeraj nga Ballshi, i cili prej 18 vitesh ka dhënë lëndën e muzikës dhe të vizatimit. Ai ka qenë në sistem dhe është hequr padrejtësisht nga puna, e në vend të tij është emëruar një mësues tjetër jashtë profilit.

Në vitin 2016, Sokol Nazeraj u largua nga Shqipëria për t’u kuruar pasi u përball me një sëmundje. Pas rikthimit, ai u trajtua me KEMP për rreth 7 muaj dhe në Janar të vitit 2018 filloi sërish të jepte mësim deri në Qershor të 2018-ës. Ndërsa në muajin Shtator, mësuesi i muzikës u nxjorr jashtë sistemit dhe aktualisht është pa punë dhe nuk trajtohet as me KEMP.

Kur provoi të rikthehej në punë, i treguan portalin, duke i thënë se nuk ishte në listë pritje. Ndërsa priste të fillonte sërish procesin mësimor në shkollën “Ramiz Aranitasi”, kjo jo vetëm nuk ndodhi, por në vend të tij u punësua Eduard Elmazaj. Ky i fundit ka mbaruar studimet për histori-gjeografi dhe nuk njeh as notat muzikore.

Sokol Nazeraj:

Gjatë gjithë kohës kam dhënë muzike dhe si sekondare kam plotësuar orët e edukimit figurativ. Në 10 Janar 2018 fillova që prisha kontratën e KEMP, gjë që nuk e fitoj dot më sërish sepse dola i aftë për punë. Edhe ço dosjen andej, ço dosjen këtej, Sokoli u bë ping-pong. Nuk po gjej dot zgjidhje. Kur është bërë portali, Sokoli po kurohej në Itali, nuk kam qenë këtu. Portali më gjeti mua, nuk e gjeta unë në të vërtetë. Ka qenë data 3, u shqyrtua dosja, ishin dy mësuese aty brenda edhe drejtoresha. Dhe më thanë do më presësh dy sekonda. Më thërret një nga këto mësueset, më thotë po të kërkon drejtoresha. Më tha urime, shqyrtuam dosjen, fillon punë. Cilat janë lëndët që do japësh sepse dua të bëj planet? Më jep orët. Orë të 5-të dhe të 6-të ke, do çosh numrin e llogarisë në ZA te shefi i Financës. Kam shkuar të shefi i Financës, më ka thënë që më mori drejtoresha në telefon, fotokopjen e kartës, numrin e llogarisë që mora nga banka, e dhashë dhe më futën në sistem”.

Gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi me drejtoreshën e shkollës “Ramiz Aranitasi” dhe me shefin e Financës.

Gazetarja: Datë 3.10.2018 është deklaruar ai bashkë me 5 të tjerë.

Shefi i Financës ZA Mallakstër:  Atë ditë, që është paraqitur ai, ka qënë ora 2.30 a 3, nuk e mbaj mend mirë.

Gazetarja: Për 10 ditë pastaj, e keni hequr.

Shefi i Financës ZA Mallakstër: E thotë ligji, brenda 10 ditëve kur largohet nga puna dhe brenda 24 orëve, kur merret në punë.

Gazetarja: Në momentin që mësuesi vjen këtu, i është thënë besoj, që hap numrin e llogarisë dhe dorëzo dokumentet në ZA apo jo?

Shefi i Financës ZA Mallakstër: Asnjë mësues nuk besoj, që të vijë kot, kur nuk ka një përgjigje nga drejtori i shkollës, nga institucioni, nga kush e ka marrë.

Gazetarja: E kuptoj!

Gazetarja u takua nga afër edhe mësuesin e ri të muzikës, që në fakt është i profilit histori-gjeografi, për të ndjekur një orë mësimi. Dukshëm shihet se mësuesi i ri nuk ka asnjë njohuri për muzikën dhe nuk e njeh pentagramin dhe notat muzikore. Madje ai pranon se kishte më shumë se 1 vit pa punë dhe nuk mund të priste për vende vakante lidhur me profilin e tij, pasi i duhet të sigurojë bukën e gojës.

Gazetarja: I profilit të muzikës jeni ju profesor?

Mësuesi i ri i muzikës: Unë kam mbaruar histori-gjeografi.

Gazetarja: Ma lexoni dot me nota këtë?

Mësuesi i ri i muzikës: Po patjetër që e lexoj me notat. Këngën e punojnë në fletore të posaçme me notat që u themi ne.

Gazetarja: Çfarë note është kjo për shembull?

Mësuesi i ri i muzikës: Notë muzikore pra. Nga çelësi i Solit dhe deri në vazhdim.

Gazetarja: Ma vizato pak pentagramin?

Mësuesi i ri i muzikës: Tani do të të jap testim ty unë?

Gazetarja: Jo s’më jep testim mua sepse më the unë e jap lëndën e muzikës. Lënda e muzikës është me nota në pentagram. Ju jeni mësues i histori-gjeografisë dhe ju jepni muzikë. Ju jeni jashtë profilit.

Mësuesi i ri i muzikës: Zonjë e nderuar, edhe njëherë kam qenë 1 vit e ca pa punë, normalisht dua edhe unë të jetoj, dua dhe unë të punoj. Deri në momentin që s’ka pasur mundësi….

Më pas, “Stop” kërkoi shpjegime edhe në Zyrën Arsimore të Mallakastrës. Drejtoresha e ZA i tha gazetares se kjo nuk është përgjegjësi e saj, pasi emërimet e mësuesve në shkollë i bën drejtoria e shkollës. Zyra Arsimore Mallakastër nuk mbajti asnjë përgjegjësi për emërimin e mësuesit jashtë profilit.

Drejtoresha ZA Mallakastër: Të lutem, emërimet në shkollë të mësuesve i bën drejtoria e shkollës. Zyra arsimore vetëm identifikon vendin vakant. Kaq ka për detyrë Zyra Arsimore. Ndërsa emërimin dhe kontratën, është marrëveshje dypalëshe midis punëmarrësit dhe drejtorisë së shkollës.

Gazetarja: A i kontrolloni ju këto emërime apo jo?

Drejtoresha ZA Mallakastër: Nuk bazohem te fjalët, unë bazohem te ligji dhe ligji thotë: marrëveshja është dypalëshe e kontratimit të punonjësit. Eshtë një marrëveshje dypalëshe, midis drejtorisë së shkollës dhe institucionit arsimor. Ne nuk jemi institucion arsimor, jemi njësi arsimore vendore.

Gazetarja: Drejtoresha! Jemi para faktit, që mësuesi aktual, që jep këto lëndë, nuk ka asnjë njohuri për këto lëndë.

Drejtoresha ZA Mallakastër: Pyetni drejtorinë e shkollës të lutem! Pyetni drejtorinë e shkollës, sesi ka vepruar!

Gazetarja: E pyeta drejtorinë e shkollës dhe mësuesi nuk di, se çfarë është pentagrami. Ju si Zyrë Arsimore, cfarë roli keni?

Drejtoresha ZA Mallakastër: Ne, si Zyrë Arsimore, do kërkojmë Inspektoriatin Shtetëror të Arsimit, të shkojë, të bëjë verifikime, nëse di apo s’di mësuesi, ta japi këtë lëndë.

Gazetarja: Pse e lejoni shkollën, të punësojë një mësues Histori- Gjeografie në një profil jashtë saj?

Drejtoresha ZA Mallakastër: Ditën e mirë zonjë! Eshtë kompetencë e drejtorit të shkollës, të marrë mësues jashtë profilit.

Stafi i emisionit “Stop” nuk e la çështjen me kaq, por bisedoi edhe me Drejtorinë Rajonale Arsimore të Fierit. Drejtoresha e DAR-it Fier e konsideroi të padrejtë emërimin e mësuesit jashtë profilit dhe tha se Zyra Arsimore Mallakastër duhet të mbajë përgjegjësi për këtë rast. Sipas drejtoreshës, kjo është kompetencë e Zyrës Arsimore.

Drejtoresha DAR Fier: Shkolla 9-vjeçare e Aranitasit ka një zyrë arsimore, ku ajo përgjigjet zyrtarisht dhe për të gjitha shkeljet ligjore, që mund të jenë bërë. Zyra arsimore e Mallakastrës.

Gazetrja: Isha unë aty, isha dhe nuk mban asnjë lloj përgjegjësie dhe thotë, që të gjitha kompetencat e emërimeve, i merr përsipër drejtoria e shkollës dhe zyra arsimore nuk ka lidhje.

Drejtoresha ZA Mallakastër: Përse nuk kishte lidhje Zyra Arsimore? Për emërimin e rastit në fjalë?

Gazetarja: Po, po!

Drejtoresha ZA Mallakastër: Ehëëë.

Drejtoresha ZA Mallakastër: E kam sqaruar shumë mirë ligjërisht Sokolin, duke i thënë, që në ato shkolla, ka vende të lira pune, por në portalin”Mësues për Shqipërinë”, nuk kemi kandidat në listë pritjeje. Atëhere shkolla e shpall vënd të lirë pune, duke u bazuar në nenin 80 të dispozitave normative.

Drejtoresha ZA Mallakastër: Kështu që, e gjithë kjo procedurë, i përket shkollës  9-vjeçare të Aranitasit dhe Zyrës Arsimore të Mallakastrës.

Pra, duket haptazi se kemi të bëjmë me një emërim të mësuesit jashtë profilit dhe për këtë nuk mban përgjegjësi askush. Mësuesi i ri e pranon vet faktin se nuk ka asnjë njohuri për muzikën, por shprehet se “edhe ai duhet të hajë bukë” dhe nuk mund të qëndrojë në pritje deri sa të lirohet vend pune për profilin e tij histori-gjeografi. Ndërsa mësuesi tjetër Sokol Nazeraj i cili jep muzikë prej 18 vitesh, është nxjerrë nga sistemi dhe nuk humbur vendin e tij të punës për shkak të portalit “Mësues për Shqipërinë”.

/tvklan.al