Përveç bojkotit të opozitës, këto zgjedhje vendore do të mbahen mend edhe për numrin e lartë të votave krahasuar me numrin e votuesve. Deri tani, referuar shifrave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, janë identifikuar 10 bashki në të cilat kandidatët rezultojnë që të jenë fitues me më shumë vota se numri i pjesëmarrësve në votime.

Në Urën Vajgurore, pjesëmarrja ka qenë 19.18% ose 5900 votues. Në këtë bashki Juliana Memaj ka fituar me 7666 vota, pra 1766 vota më shumë se numri i votuesve në total.

Në Himarë, kanë votuar 4165 persona. Kandidati Jorgo Goro ka fituar me 4209 vota, pra 44 vota më shumë se numri total.

Në Divjakë, kanë votuar 13.000 persona. Kandidati Fredi Kokoneshi ka fituar me 13.513 vota, pra 513 vota më shumë.

Në Lushnje, kanë votuar 27. 243 persona. Kandidati Fatos Tushe ka fituar me 28.086 vota, pra 843 vota më shumë.

Në Maliq, kanë votuar 12.005 persona. Kandidati Gëzim Topçiu ka fituar me 13.273 vota, pra 1268 vota më shumë.

Në Memaliaj, kanë votuar 4150 persona. Kandidati Gjolek Guci ka fituar me 4206 vota, pra 56 vota më shumë.

Në Vaun e Dejës, kanë votuar 5166 persona. Kandidati Mark Babani ka fituar me 6223 vota, pra 1057 vota më shumë.

Në Vorë, kanë votuar 6120 persona. Kandidati Agim Kajmaku ka fituar me 6208 vota, pra 88 vota më shumë.

Në Bulqizë, kanë votuar 7500 persona. Kandidati Lefter Alla ka fituar me 7529 vota kundrejt kandidatit tjetër Ilir Balla me 543 vota. Në total janë 8072 vota në kutitë e votimit. Diferenca është 572 vota më shumë se numri i votuesve.

Në Malësi të Madhe, kanë votuar 7600 persona. Kandidati Tonin Marinaj ka fituar me 7772 kundrejt kandidatit tjetër Pjerin Spathari me 493 vota. Në total janë 8265 vota në kutitë e votimit. Diferenca është 665 vota më shumë se numri i votuesve. /tvklan.al