A mundet të luajnë njëkohësisht 3 portierë në formacionin e një ekipi futbolli? Sigurisht që po. E ka bërë të mundur këtë çudi trajneri i skuadrës kineze Beijing Renhe, Alexandar Stanojeviç.

Në ndeshjen e kupës kundër Guanzhou Evergrande, që drejtohet nga Fabio Cannavaro, ai i aktivizoi dy portierët e tjerë që kishte në pankinë në rolin e sulmuesve. Kështu njëkohësisht në formacion ishin 3 gardianë, një mes shtyllave të portës dhe dy të tjerë në repartin e avancuar. Në total në fushën e lojës ishin e portierë. Zgjedhja e tij mund të konsiderohët si çmenduri e vërtetë, veçanërisht kur sheh rezultatin final. 5-0 në favor të skuadrës së Cannavaro.

Mësohet se trajneri serb Stanojeviç nuk është cmendur por ka dashur të ruajë futbollistët e sulmit duke sakrifikuar këtë ndeshje pasi kërkon të përqëndrohen forcat në kampionat. Ai ka dashur të respektojë edhe rregulloren e federatës kineze që imponon që në fushë te ketë lojtarët edhe nën moshën 23 vjec.

Tv Klan