Çudit shqiptari, pasi tenton që të godasë me thikë karabinierin kërkon që…


Çudit shqiptari, pasi tenton që të godasë me thikë karabinierin kërkon që…

18:26 06/09/2021

Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi ka hyrë në komisariat dhe ka tentuar që të godasë me thikë një karabinier. Ky i fundit ka mundur që t’i shpëtojë sulmit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Firence. Sipas asaj që raportojnë mediat, shqiptari, vazhdoi të përdorte thikën në komisariat dhe bërtiste me zë të lartë se donte që të arrestohej.

Ai u vu në pranga pas disa minutash dhe ndaj tij rëndojnë disa vepra penale si dhunë, rezistencë dhe dhunë ndaj një zyrtari publik etj. Deri më tani identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur./tvklan.al






Të ngjashme