“Çukur” nis me rekorde sezonin e tretë

“Çukur” nis me rekorde sezonin e tretë

21:44 18/09/2019

“Çukur” e nis aty ku la. Pas mbylljes me rekorde në audiencë të sezonit të dytë, po me rekorde ka nisur këtë javë në Turqi transmetimi premierë i sezonit të tretë të serialit të “Ay Yapim”.

Ashtu si edhe përgjatë dy sezoneve të kaluara, episodi i parë i sezonit të tretë ka mbërthyer shikuesit para ekranit duke e bërë atë serialin më të ndjekur të ditëve të hëna në Turqi.

Idris Koçovali humb jetën dhe drama e madhe për familjen Koçovali ka prekur thellë shikuesit. Përveç të tjerash, “Çukur” dhe “Idris Kocovali” u futën në listën “TT” si temat më të përfolura edhe në Twitter.

Së shpejti, sezoni i tretë i “Çukur” do të vijë në transmetim premierë për shikuesit shqiptarë në ekranin e “Klan Plus”

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT