Prodhimi turk merr çmim në edicionin e 16-të të “Seul Drama” në Korenë e Jugut

Rrugëtimin e ka mbyllur por Cukur vijon të shijojë suksesin.  Prodhimi turk që mbajti të mbërthyer para ekranit shikuesit për 4 sezone është vlerësuar si seriali i vitit në Çmimet Seul Drama në Korenë e Jugut.

Çukur u zgjodh mes tre serialeve ku si kandidatë ishte fenomeni tjetër televiziv Amaneti.

Vetë stafi i Cukur nuk ishte io pranishëm në ceremoni ndërsa falenderimet i përcolli Aras Bulut Iynemli që kishte rolin e Jamacit.

“Jam shumë i lumtur për këtë cmim. Ju falenderoj edhe në emër të ekipit me të cilin kemi punuar për 4 sezone duke u treguar historinë tonë. Do të donim që të ishim aty, por nuk erdhëm dot për shkak të pandemisë. Prandaj zgjodhëm që falenderimmet tua dërgonim me një video”.

Çukur mbylli transmetimin në Turqi në Qershor të këtij viti ndërsa vijon të shfaqet në disa shtete. Mes tyre edhe Shqipëria ku seriali vjen për shikuesit në Tv Klan.

Klan News