Me kërkesë të Prokurorisë Gjykata e Krimeve të Rënda ka zgjatur afatet e hetimit për Saimir Çullhaj.

33-vjeçari nga Shijaku u arrestua një vit me parë, pasi tentoi të trafikojë drejt Britanisë së madhe 3 kallashnikovë me anë të postës. Armën u kapen në aeroportin e Rinasit, pasi nuk munden ti shpëtojnë skanerit.

Çullhaj u vu në pranga, ndërsa në kërkim u shpall Neritan Faria, i cili ende nuk është arrestuar.

33-vjeçari i ka thëne hetuesve që nuk ka lidhje me trafikun e armeve dhe se nuk kishte dijeni se në pakot që do postonte kishte kallashnikov të çmontuar. Postimin e 3 pakove sipas dëshmive se të arrestuarit ia kishte kërkuar një miku i tij me emrin Tani.

Tv Klan