“Cullinan” diamanti më i madh në botë që zbukuron kurorën e monarkut britanik

“Cullinan” diamanti më i madh në botë që zbukuron kurorën e monarkut britanik

14:04 22/09/2022

Ceremonia e fundit e kurorëzimit të mbretit britanik Charles III sërish ktheu në qendër të vëmendjes së opinionit diamantin më të madh të gdhendur në botë i cili ndodhet në skeptrin mbretëror, ndërsa bëhet fjalë për diamantin prej 530 karatësh “Ylli i Madh i Afrikës” i cili në oborrin britanik mbërriti 115 vite më parë nga Republika e Afrikës së Jugut.

Diamanti më i madh i gërmuar në botë që quhet Cullinan, iu dorëzua mbretit britanik Edward VII, djalit të mbretëreshës Viktoria në ditëlindjen e tij të 66-të në vitin 1907.

Cullinan deri në ditët e sotme mbetet diamanti më i madh dhe cilësor i gërmuar ndonjëherë. Diamanti iu dorëzua mbretit në gjendje të pagdhendur ndërsa më vonë u thye në nëntë diamante të gdhendur dhe shumë më të vegjël.

Mediat bëjnë me dije se  në realitet ky diamant u dërgua në Angli pa pëlqimin e popullatës vendase, të cilët, ishin të ekspozuar ndaj çdo lloj presioni dhe diskriminimi.

Klan News





Të ngjashme