Ish-Miss Universe Olivia Culpo është cilësuar nga revista “Maxim” si femra më seksi e vitit. Revista ndërkombëtare e showbiz-it ka hartuar një listë me 100 femrat më tërheqëse në botë, në krye të së cilës qëndron 27-vjeçarja.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ajo shkruan se “gjithmonë e kam parë “Maxim Hot 100” me admirim, ku shumë gra të mençura dhe të suksesshme e kanë frymëzuar gjatë karrierës së saj”.

Për atë që ajo e ka cilësuar si një kopertinë shumë të rëndësishme, Olivia Culpo ka realizuar edhe një set fotosh që nxjerrin në pah format e saj.

Vitin e kaluar, revista Maxim titullin si femra më seksi e vitit ia dha modeles Kate Upton.

Tv Klan