Fëmijët ndonjëherë mund të jenë shumë trazovaç dhe për të realizuar dëshirat e tyre ndonjëherë të pavenda janë të aftë t’i nxjerrin prindërit nga vetja, ulërima në supermarkete, shtrirje në mes të rrugës, ikje e papritur me vrap… janë disa sjellje që prindërit në përgjithësi e kanë të vështirë ti menaxhojnë. Por a duhet përdorur dhunë në këto raste, qoftë edhe një shpullë dhe a duhet të ndërhyjnë njerëzit që e shikojnë diçka të tillë të ndodhi? Pikërisht kjo ishte tema e diskutuar këtë të premte në “Aldo Morning Show”,  në Tv Klan.

Për të folur për këtë temë ishte në një lidhje direkte edhe këngëtarja Alida Hisku. Ajo është shprehur se ajo vetë ndonjëherë edhe i ka gjuajtur fëmijëve të saj, pasi në varësi të momentit ka menduar se ajo ka qenë zgjidhja më e përshtatshme. Gjithashtu ajo ka treguar se kur ka parë akte të  tilla të dhunës edhe ka ndërhyrë edhe s’ka ndërhyrë, ajo thotë se në raste kur ka parë që prindi i ka gjuajtur më shumë seç duhet fëmijës.

Aldo: Ke pasur raste të tilla?

Alida Hisku: Jeta ka qenë e  gjatë dhe e ngjeshur edhe për mua dhe më kanë rastisur shumë ngjarje të tilla.

Aldo: Ke ndërhyrë?

Alida Hisku: Në situata të ndryshme kam ndërhyrë, pasi goditja për një fëmijë, ka qenë mbase jo në mënyrë sa i përket një fëmije të vogël.  Është goditur më shumë se  sa mund të mbante fëmija, varet edhe nga fëmija, sa  më i vogël fëmija aq më pak duhet ndërhyrë me këto goditjet. Unë kam tre fëmijë dhe tre mbesa, si shqiptare, kam provuar ti sqaroj, ti bind, bindja është gjëja më e mirë, por ndonjëherë ja kam futur edhe me shpullë, sepse kam menduar se ka qenë rrugëzgjidhja më e përshtatshme për ta sjellë atë fëmijë në vetëdije për t’i thënë këtu është ‘stop’.

Megi Latifi: Ka ndërhyrë dikush tjetër që mund të kesh pasur aty pranë?

Alida Hisku: Problemi është se këtu në Gjermani këtu është e ndaluar që fëmijës në mënyrë publike t’i fusësh shpullë  ose ta godasësh.

Aldo: Ndërsa te banja mund ta bësh edhe copa, apo jo.

Alida Hisku: Brenda për brenda ambientit të shtëpisë është diçka private. Nëse komshia dëgjon se fëmija ulëret, dëgjon zhurmë, ka të drejtë të njoftoi policinë.

Aldo: Po a e di se fëmija mund t’ia sjelli shpirtin të ëmës në majë të hundës?

Alida Hisku: Po edhe mua ma kanë sjellë dy çunat, jo në maj të hundës po kaluar hundës.

Aldo: Ia ke shëtit ndonjëherë?

Alida Hisku: Patjetër, nga lart deri poshtë.

Aldo: E ke bërë copa.

Alida Hisku: Copa jo…

Aldo: Pjesë-pjesë./tvklan.al