Armando Cungu pret që Kukësi ta nisë mbarë fazën e tretë të kampionatit. Paraqitja e ekipit edhe pse me humbje 2 – 1 në miqësoren me Basaksehir të mërkurën në Antalia u cilësua si një provë pozitive.

Armando Cungu, trajner i Kukësit :

Jam i kënaqur nga të gjithë dhe na jep shpresë që të kemi sukses në startin e kampionatit.

Arbër Çrybja, futbollist i Kukësit:

Ishte ndeshje e fortë dhe rezultati që doli ishte i mirë.

Debutoi me Kukësin blerjet e merkatos së janarit Edurat Rroca dhe Vasil Shkurtaj. Basaksehir, ekipi i vendit të parë në kampionatin turk, aktivizoi afrimin e fundit brazilianin Robinho. Miqësorja e parë të mërkurën edhe për Partizanin në përgatitoren që po zhvillon në Antalia. Përballja e të kuqve me Sivasspor përfundoi më rezultatin 1 – 1. Golin për Partizanin e shënoi JasirAsani.

Tv Klan