Kukësi pësoi një humbje të rëndë të enjten me Torpedon. Ekipi i Armando Cungut mund thellë 5 – 2 në Tbilisi, në takimin e fazës së tretë të Europa League.

Probleme në mbrojtje që sollën edhe pakënaqësi te Cungu i cili në përfundim të takimit tha se duhej merkato, ndyshme do të mendonte edhe largimin nga drejtimi i skuadrës. Armando Cungu erdhi në krye të Kukësit në mesin e Korrikut, duke gjetur shumë lojtarë të afruar gjatë kohës kur trajner ishte Peter Pacult.

Përmbysja në sfidën e kthimit me Torpedon duket e vështirë edhe pse duhet zhvilluar takimi i kthimit më 16 Gusht, por mbi të gjitha duhet menduar për kampionatin që nis fundjavën e ardhshme. Objektivi është titulli kampion që nuk arriti ta merrte sezonin e kaluar ku triumfoi Skënderbeu.

Tv Klan