“Basha nuk bën dot karagjozin”

Sipas sondazheve të politologut Arjan Curi, populli për momentin sheh si alternativë të vetme vetëm Edi Ramën. Gjatë emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan ai tha se për momentin Basha nuk është fare në sfond.

Kjo pasi sipas tij, kreu i opozitës pret që të shkojë populli tek ai e ta shohë si model ndryshe, ndërsa Rama shkon vetë tek populli.

Arjan Curi: Kam dhe unë sondazhet e mia, minisondazhet e mia dhe nga nevojat që kanë njerëzit thonë “vetëm këtë kemi, kush do na e bëjë vetëm këtë kemi”.

Arian Çani: Je në vete pse Basha nuk është fare në sfond?

Arjan Curi: Tani për tani? Fare. Është stof komplet tjetër. E kemi thënë ne. Basha rri lart dhe pret që të shkojë populli te Basha. Rama nuk ka problem, Rama vetë te populli.

Fatbardh Kadilli: Jo nuk mund të thuhet kjo?

Arjan Curi: Nuk më kuptove. Basha nuk bën dot karagjozin. Në këtë sens ka stofin e vet dhe rri aty.

Arian Çani: Për të qenë më korrekt Basha nuk bën dot aktorin dhe rri aty.

Arjan Curi: Them që Basha pret që populli ta shohë si një model ndryshe./tvklan.al