Curi: Mos hapja e negociatave, një lloj islamofobie e fshehur

Curi: Mos hapja e negociatave, një lloj islamofobie e fshehur

22:53 18/10/2019

“Macron doli si një hero për fat të keq”

Arjan Curi i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” i kundërpërgjigjet Grida Dumës në lidhje me arsyet për refuzimin e negociatave të Shqipërisë.

Shoh një gëzim nën rreshta. Me të drejtë sikur edhe në opozitën e Maqedonisë së Veriut. Ka një gëzim të madh çdo opozitë që i erdhi rasti në dorë të akuzojë kryeministrin, mazhorancën. Përsa i përket fondeve ne kemi patur fonde, zonja Duma dhe i kemi vjedhur me shumë gëzim ato. Kemi çuar dhe ndonjë kështu në origjinë, por shumicën e kemi vjedhur. Unë besoj se ndoshta Europa duke e ditur se nuk jemi në gjendje t’i menaxhojmë ato fonde, në pjesën e pasme të saj nuk na ka dashur si vend kandidat. Kurse për sa i përket studimeve, vizibilitetit, bankës europiane, bankës botërore, faktit që të na mësojnë ne ata, unë nuk e di nëse na mësojnë dot ne ata ku jemi më mirë, në bujqësi, blektori apo alpinizëm. Tashmë e bëjnë, nuk është se presin të bëhemi vend kandidat.

Por sipas Curit, fakti që refuzohet statusi i vendit kandidat lidhet me faktin se Shqipëria dhe Maqedonia janë shtete me popullsi myslimane.

Mund të ishte një lloj islamofobie e fshehur brenda, e pathënë, brenda këtij refuzimi që bëri Bashkimi Europian për të na hapur neve negociatat. Sigurisht, e dënueshme sepse vetë Franca ka 10 milionë myslimanë brenda në shoqërinë e saj, por nga ana tjetër Macron doli si një hero për fat të keq, përballë Lepenit, ku u thotë francezëve që iu shpëtova nga shqiptarët. Është e tmerrshme, por që duhej dënuar veprimi i tij dhe deklaratat e tij”.

Por kjo deklaratë e tij u kundërshtua nga Arian Çani, i cili tha se Maqedonia e Veriut nuk është shtet me popullsi në shumicë myslimane, por ortodokse.

Arjan Curi: Pse ne dhe Maqedonia çfarë shtetesh jemi?

Arian Çani: Maqedonia janë ortodoksë, Curi.

Arjan Curi: Jo shumica.

Arian Çani: Shumica po.

Arjan Curi: Edhe ne dhe Maqedonia e Veriut jemi shtete me shumicë myslimane. Le ta bëj unë këtë gabim.

Arian Çani: Maqedonia e Veriut jo, Curi të lutem?

Arjan Curi:A ka mundësi tani? Ka shumë shqiptarë atje.

Arian  Çani: Nuk janë shumicë dua të them.

Arjan Curi: Po pra po, ata të tjerët që nuk u asimiluan u sllavizuan./tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi