Curi “nxjerr zbuluar” Ramën: Fraza e gjyshes në të vërtetë është e…


Curi “nxjerr zbuluar” Ramën: Fraza e gjyshes në të vërtetë është e…

22:31 16/10/2020

Arian Curi analizoi në Zonë e Lirë veprimet dhe mënyrën e artikulimit të Kryeministrit Edi Rama, mbrëmjen e së enjtes në “Opinion”. Sipas Curit, Kryeministri imiton dhe nuk është origjinal. Si shembull ai solli frazën kur kreu i qeverisë i referohet gjyshes së tij, që në të vërtetë, Curri thotë se është një thënie e Senekës.

“Nuk është tipi Ramës. Rama imiton, nuk është në origjinalitet. Për shembull, një nga kopjimet e tij, gati ofendim për popullin shqiptar është fraza që ai i referon gjyshes se vet të ndjerë, me shume respekt vazhdimisht, që thotë gjyshja me ka thënë, gjyshja ime thoshte një shprehje: Të gabosh është humane, të përsërisësh gabimin është diabolike. Ndërkohë që kjo është thënie e Senekës. Vjen nga bota e lashtë latine. Dhe ai ia vë gjyshes. Shprehja është “Errare humanum est, par serverare est diabolikum” në latinisht. Kështu që, kjo pjesë është një gjë, që kopjo këtej merr andej, merr këtej, nuk është pjesë e origjinalitetit të vet.”

I ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje është Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, për të cilin Curi gjithashtu nuk i kurseu komentet.

“Pra më mirë një Basha origjinal kështu siç është sesa një Rame i sforcuar. Se nuk e kemi Ramën kështu siç është. E patë dje që i merrej fryma, u ngrinte u ulte. Ishte në pozitë shumë të vështirë. Nuk është tipi tij. E bën ai sepse e di që pëlqehet, por nuk është natyrë e tij.”/tvklan.al





Të ngjashme