Curi: Pushteti i Kurtit është tmerrësisht i thyeshëm

Curi: Pushteti i Kurtit është tmerrësisht i thyeshëm

22:34 01/11/2019

“Nuk do ta çojë këtë mandat deri në fund”

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, politologu Arjan Curi, pyetjes së Arian Çanit nëse është një epokë e re Kosova me Kurtin në krye, ndryshe nga analisti Baton Haxhiu që mendonte se po, Curi iu përgjigj jo.

Arian Çani: Pse jo?

Arjan Curi: Sepse pushteti i Kurtit është tmerrësisht fraxhil, tmerrësisht i thyeshëm.

Arian Çani: Vetëm me një ose dy vota pretendohet.

Arjan Curi: Vetëm me një deputet më shumë.

Arian Çani: Mund të marri dhe dy. Hë Baton.

Arjan Curi: Diku rreth 10 mijë vota më tepër nga LDK, Kurti është tmerrësisht i kontrolluar.

Arian Çani: Një arsye kjo.

Arjan Curi: Një arsye dhe me shumë mundësi nuk do ta çojë këtë mandat deri në fund, sepse oligarkët kundër të cilëve është vënë, janë vënë në lëvizje sepse edhe ata grup interesi janë dhe kanë gjithë mirëkuptimin që të mbijetojnë, në këtë xhungël të madhe që quhet botë.

Arian Çani: Po sigurisht!

Arjan Curi: Sigurisht që ndihen të kërcënuar dhe nuk e kanë problem që t’i marrin një ose dy deputetë dhe ta rrëzojnë. Dhe nëse nuk ia marrin do t’i bëjnë presion si kundër të tjerët, prandaj them unë që s’është epokë e re, që vijnë në pushtet me premtime antioligarkësh, antikapitaliste dhe pak neomarksiste.

Arian Çani: Pak si shumë.

Arjan Curi: Epo pak po them unë, të moderuar si social demokratë, do ta ketë shumë të vështirë të bëj atë që thotë në vazhdim… Po e bëri do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Po e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, mund t’i thotë edhe njëherë popullit të Kosovës t’i japë një mbështetje më të madhe seç e ka tani. Po me kaq pak fuqi sa ka tani, unë habitem si bën ato deklarata aq pompoze.

Arian Çani: Sepse është fituesi..

Arjan Curi: Fitues me një votë është kot..

Arian Çani: Një, një po ai njishi…

Arjan Curi: Një ta merr Amerika, një ta merr oligarku, ike..

Arian Çani: Po pse t’ja marr Amerika, për t’ja dhënë kujt?

Arjan Curi: Për ta mbajtur në presion, e kupton.. Kjo është loja, prandaj them nuk ka epokë të re në këtë./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi