Jemi mësuar ta shohim shpesh të “shigjetojë” pjesëtarë të forcave të ndryshme politike shqiptare, por a e keni menduar ta shikoni vetë në ndonjë lëvizje politike analistin Arjan Çuri?

Ai ka treguar në emisionin “Zonë e Lirë” këtë të premte se ka qenë duke iu bashkuar lëvizjes “Alternativa” e themeluar nga zv/ministri i Financave, Besart Kadia.

Çuri me humor tregoi që është pak xheloz për emërimin e Kadisë në Ministrinë e Financave.

Arjan Çuri: Për pak, ishte fraksion sekondi që unë t’u bashkohesha kolegëve të mi te Alternativa. Ti (Kadia) ma bëre ftesën. E kisha për veten time.

Arian Çani: Pse nuk ma thua mor burrë.

Arjan Çuri: Të gjitha do t’i them tani unë ty.

Arian Çani: Jo ta thoshë që  në fillim që o Besart pse e le Alternativën, se unë isha gati të hyja atje. Ja ta thoje këtë e bëjë interesante Alternativën, por ti nuk e the këtë. Pse nuk thua lajmin në fillim.

Arjan Çuri: Lajmi ishte që ti e di që më ke bërë dhe ftesa, të vija në Jalë.

Besart Kadia: Por askush nuk erdhi, kjo është interesante.

Arjan Çuri: Isha në një çështje tjetër unë se do vija në Jalë dhe për fraksion sekonde desh nuk u bashkova me Alternativën.

Besart Kadia: Unë mendoj që ka nevojë për një organizim të ri politik. Mendoj që publiku shqiptar ka nevojë që të përfaqësohet ndoshta nga brezi im e njerëz të tjerë. Unë u mundova bashkë me kolegët e mi. Në qoftë se unë e marr guximin dhe dal publikisht dhe jo të gjithë ata që kanë moshën time apo kanë bërë një karrierë në jetë duan të angazhohen. Kjo është qasje që ndodh në Shqipëri. Të gjithë thonë “duam, duam”, por kur u kërkohet të bëjnë diçka, të marrin një akt, tremben të gjithë. Curi, pse s’ke ardhur atëherë? Pse nuk bërtite ti me zë të lartë që duhet kjo gjë?

Arjan Çuri: Duhet t’ju shikoja një herë, të më frymëzosh një herë ti. Pastaj të kisha ardhur unë, ti do ikje dhe unë do të kisha ngelur brenda me Rezartin. Ku të shkoja unë pastaj?

Arian Çani: A u bëre xheloz që Besarti u bë zv/ministër?

Arjan Çuri: Po, pak xheloz. Domethënë xheloz nuk jam, por them si nuk i vajti njeriu mendja te unë.

Arian Çani: Pse e pret?

Arjan Çuri: Kam kohë që e pres… Thuaju ndonjë llaf ndonjërit nga këta dy të mëdhenjtë kur të vijnë.

Besart Kadia: Tani nëse kemi ardhur për hallin e Çurit…

Arjan Çuri: Po ti e zgjidhe hallin o burrë, unë kam ngelur jashtë. Ti u fute, u bëre zëvendësministër.

Besart Kadia: Jo, unë s’kam zgjidhur asnjë hall. Nuk është punë e thjeshtë sidomos për shtetin shqiptar./tvklan.al