Ylli i Golden State Warriors, Stephen Curry dhuroi një performancë fantastike përpara publikut të tij, duke udhëhequr Team Shaq drejt fitores 41-25 në All Stars Game kundër rivalëve të Team Chuck.
Curry u vlerësua edhe si basketbollisti më i mirë i ndeshjes.
Pjesë e ekipit të yjeve botërore ishin edhe Nikola Jokic dhe Victor Uemban-jama.
Sfida e zhvilluar në San Francisco kishte një format tjetër, duke sjellë emocione dhe ritëm për të tërhequr sërish vëmendjen e publikut.
Curry tha se ky format i ri ishte një hap më tepër drejt rrugës së duhur.
“Unë mendoj se ishte një hap i mirë në drejtimin e duhur për ta ringjallur këtë event në njëfarë mënyre. E vitin e ardhshëm, shikon se çfarë ndryshimi mund të bësh. Nuk dua ta krahasoj me asnjë periudhë tjetër, sepse bota ka ndryshuar, jeta është ndryshe dhe po ashtu mënyra se si njerëzit janë të lidhur me basketbollin. Pra, nuk do të duket si më parë, por mund të jetë diçka e këndshme për këdo! Unë u kënaqa! Ekipi im u kënaq”.
Këtë herë fitues shpallej Skadra që arrinte 40 pikët e shënuara.
Në këtë ndeshje speciale mungonte për here të parë pas 20 vitesh LeBron James, për shkak të një dëmtimi në kavilje.
Klan News