Vendasit më pak interes për veprat e tij

Paraditen e kaluam në Muzeun Historik Kombëtar. Arsyeja ishin këto riprodhime të veprave origjinale të Leonardo Da Vinçit.

Vizitorët kishin kërshëri, por më shumë ai i huaj, edhe pse një pjesë e tyre kishin parë origjinalet.

Edhe në ata pak vendas që ndeshëm nuk ishin vizitorë të zakonshëm. Dorina Xheraj Subashi, studiuese e muzeologjisë dhe pedagoge në Universitetin e Durrësit, kishte ardhur enkas për këtë ekspozitë.

Jo vetëm për ta parë sesi është konceptuar ekspozita, por edhe për të bërë një fotografi që inkurajon reklamimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Si një nga anëtaret e “Interpret Europe”, grupimit të 1 mijë profesionistëve nga 55 vende të botës, eksperiencën e saj në Muzeun Historik Kombëtar e ndan me kolegë të saj të huaj, duke i shërbyer trashëgimisë tonë kulturore.

Si përfaqësuese për të prezantuar 17 riprodhimet e Leonardo Da Vinçit në përmasat origjinale pasi ekspozita ka udhëtuar në disa shtete, për Tiranën është kjo.

Ftesa për t’i parë është e vlefshme deri më 10 Gusht.

Tv Klan