“Pas Partizanit e kuptuan se kush janë”

Fitorja në derbi me Partizanin, thyerja e tabusë më shumë se 5-vjeçare i ka rikthyer vetëbesimin futbollistëve të Tiranës dhe këtë po e shfaqin në çdo ndeshje pasardhëse.

Ish-mbrojtësi bardheblu, Rezart Dabulla mendon se pikërisht suksesi ndaj Partizanit ishte pika e kthesës.

Një meritë e veçantë i takon trajnerit Emanuel Egbo.

“Një pjesë e meritës së fitoreve janë edhe të huajt me cilësi”.

Tirana është një pikë pas Kukësit në renditje dhe vetëm përballja direkte do të përcaktojë skuadrën më të fortë.

“Kukësi ka sulmues shumë të mirë, trajner shumë të mirë. Në ndeshjen e fundit e dominoi Tiranën, shpresoj që në ndeshjen tjetër të kthehet dominimi”.

Tiranës i ka sjellë mbarësi stadiumi “Air Albania”. Për Dabullën, ka ndikuar atmosfera në këtë impiant.

“30% të fitores i takon stadiumit atmosferës”.

Tirana ka objektiv titullin kampion që i mungon që prej vitit 2009.

Tv Klan