Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç, ka thënë që dokumenti “non-papers” që ka qarkulluar në media, ka qenë më i mirë se plani i Ahtisaarit, pasi sipas tij, siguron autonomi për serbët në veri të Kosovës.

Daçiç u shpreh se megjithatë ky dokument nuk ishte në nivelin e kërkesave dhe pritjeve të Beogradit, tha Daçiç për Tv Pink, transmeton Klan Kosova.

Ai theksoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia “nuk mendon të ndryshojë parimin”, si dhe se Beogradi tha shtatë apo tetë vjet më parë, kur filloi dialogu, se nuk do ta njihte Kosovën.

“Ata mendojnë se ne do ta njohim me forcë Kosovën, por ne do të flasim për dialog çdo herë. Ne kurrë nuk do ta ndërpresim dialogun”, u shpreh ai./klankosova