Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka thënë se Beogradi është i angazhuar për dialog të sinqertë dhe konstruktiv me Prishtinën, por ai nuk i jep rezultatet e pritura.

 “Unë e përsëris se Serbia në dialogun e Brukselit morri pjesë me ndershmëri dhe me asnjë” agjendë të fshehtë , ndërsa Prishtina me provokime të  qëllimshme dhe pengesa me mbështetjen e dukshme të disa fuqive të huaja, e shtyu ekzekutimin e angazhimeve të tyre të pjesë së tyre nga obligimet e  Marrëveshjes së Brukselit”.

Duke folur në hapjen e një kalimi të ri kufitar mes Serbisë dhe Hungarisë, tha se Serbia pret mirëkuptim nga Hungaria në një pozicion ku ajo është e vendosur, e që është e  bazuar në ruajtjen e vlerave të përbashkëta të krishtera dhe evropiane./Klan Kosova.