Daddy Yankee i vjedhin 2 milionë Euro

Grabitësi u prezantua në hotel si këngëtari

Reperi i njohur i hitit “Despacito”, Daddy Yankee, ka rënë pre e nje vjedhje në dhomën e tij të hotelit në Spanjë.

Hajduti ka arritur të marrë nga kasaforta e këngëtarit 2 milionë Euro bizhuteri, varëse me gurë të çmuar, diamantë dhe cash.

Interesant është fakti se autori i vjedhjes nuk ka përdorur as maskë dhe as doreza. Në mes të ditës, ai thjesht ka telefonuar stafin e hotelit, duke u prezantuar si këngëtari dhe ka kërkuar ta shoqërojnë në dhomën ku ndodhej kasaforta.

Mashtrimi spektakolar ka lënë me gojë hapur punonjësit e hotelit në Valencia por edhe të gjithë opinonin. Hajduti, të cilit i është vënë epiteti “i zgjuari”, po kërkohet nga e gjithë policia e Spanjës.

Tv Klan

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*