Një dado e cila preu kokën e një vajzë të vogël dhe më pas doli me kokën e prerë nëpër rrugë duke bërtitur ‘Allahu Akbar’ do të lihet e lirë pas pesë vitesh nga sulmi i tmerrshëm, sipas raporteve nga Moska.

Gruaja, Gyulchehra Bobokulova, 43 vjeç, është kuruar nga mjekët rusë për çrregullimin kronik psikiatrik që e çoi atë të vriste fëmijën dhe të mbante kokën e saj para njerëzve. Plani për ta liruar atë nga spitali psikiatrik ka shkaktuar reagime të ashpra, pasi shumë njerëz mendojnë se dadoja do jetë sërish një rrezik për shoqërinë.

Pamjet nga incidenti i vitit 2016 tregonin se Bobokulova shtrëngonte kokën e prerë, gjatë ecjes në trotuar, e ndjekur nga policia.

Bobokulova vrau brutalisht Anastasia (Nastya) Meshcheryakov 4 vjeç ndërkohë që kujdesej për të dhe mburrej duke thënë “unë jam një terroriste”. Dadoja pretendonte se donte të merrte hak për Vladimir Putinin për bombardimet në Siri.

Pas vrasjes, prindërit e Nastya kundërshtuan vendimin nga gjykatat se dadoja e cila kishte jetuar me familjen e saj për disa vjet, ishte e sëmurë dhe kërkoi që ajo të përballej me një gjykim të duhur.

Ata u mbështetën nga lideri rus i opozitës Alexei Navalny i cili vuri në dyshim nëse diagnoza psikiatrike ishte e motivuar politikisht. Bobokulova u dërgua për trajtim të detyrueshëm psikiatrik në spital.

“Mjekët janë të sigurt se pacienti i tyre është i padëmshëm, (por) udhëheqësit e opinioneve votojnë për kontroll të rreptë”, raportoi media ruse “360TV”.

Nëna e viktimës, Ekaterina Mescheryakova, ka deklaruar: “Familja ime nuk mund të ndihet e sigurt nëse Bobokulova në të ardhmen më gjen mua ose fëmijën tim tjetër …

Gjatë hetimit, ajo dëshmoi se kishte ndërmend të vriste të gjithë familjen tonë. Blogerja e njohur Lena Miro ka vënë në dyshim lirimin e saj dhe shprehet: Është e rëndësishme që një person që preu kokën e një fëmije me një thikë kuzhine, në asnjë rrethanë nuk duhet t’i jepet një shans për t’u kthyer në shoqëri. Një person i tillë duhet të kalojë jetën e tij ose në burg ose në një spital psikiatrik.

Gjykata vendosi që Bobokulova vuante nga skizofrenia paranojake paroksizmale, por nëna e vajzës që u vra tha se ajo ishte e arsyeshme dhe e vetëdijshme para se të ndikohej nga ideologjitë ekstremiste në internet. /tvklan.al