Dafina Zeqiri dhe Dj Geek e përjetësuan dashurinë e tyre edhe në një videoklip. “Tduh – Duh”, e cila është një nga këngët e albumit “Dafinë Moj” është e mbushur me skena të ëmbla e lozonjare.

Puthje, përqafime, lojëra, të qeshura dhe shumë dashuri reflektohen përgjatë gjithë videos muzikore.

Dafina dhe Dj Geek janë së bashku prej vitesh. Ndërkohë, edhe partneri i saj ka nisur me publikimin e mini-albumit të tij. “Love of Mine” është kënga e parë që është shfaqur deri më tani, kushtuar këngëtares së njohur./tvklan.al