Partneri i Dafina Zeqirit Dj Geek për disa ditë feston ditëlindjen, por këngëtarja nuk ka duruar dhe i ka blerë një dhuratë para kohe. Dafina e ka suprizuar me një “scooter” elektrik, të cilin Dj Geek e ka pëlqyer shumë.

Ai nuk ka ngurruar të publikojë foto në rrjetet sociale me scooter-in dhe ta falenderojë Dafinën: Dhuratë e hershme për ditëlindje nga zemra ime. Të dua beb.

Gjithashtu dhe Dafina ka publikuar një video të Dj Geek duke shëtitur me scooter-in nëpër shtëpi dhe shkruan: Shpresoj të mos pendohem për këtë gjë.

Kujtojmë se Dafina këtë përiudhë kohë është tepër aktive me projekte dhe bashkëpunime dhe surpriza të bukura na presin nga këngëtarja në vazhdim. /tvklan.al