Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, ditët e fundit habiti fansat me veprimin e saj në rrjetin social Instagram. Ajo fshiu të gjitha postimet e saj dhe publikoi vetëm disa të reja, ku shfaqej e veshur me rroba nusërie dhe vello të kuqe.

Postimet e saj bënë konfuz fansat, të cilët nuk po kuptonin çfarë po ndodhte me këngëtaren.

View this post on Instagram

✌🏼

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on Aug 20, 2020 at 2:18pm PDT

Por Dafi i dha fund dilemës, pasi bëri të ditur se të gjitha postimet e saj ishin të shkëputura nga klipi i saj më i fundit.

Dafina  publikoi këngën e re “Million $”, shoqëruar me një videoklip tejet interesant.

Kënga nis me Dafinën që shfaqet nuse dhe disa motive popullore dhe më pas flet se si paratë nuk ndikuan aspak në ndryshimin e karakterit të këngëtares. /tvklan.al