Viti 2025 nisi bukur për Dafina Zeqirin. Më 23 Janar këngëtarja zbuloi lajmin se ishte në një pritje të ëmbël me fëmijën e saj të parë nga martesa me Kreshnik Gjergjin. Lajmin e shoqëroi me disa foto e video të ndryshme me barkun e rrumbullakosur në llogarinë e saj në Instagram.

Duket se shtatzënia nuk e ka ndaluar këngëtaren që të heqë dorë nga pasioni i saj për muzikën, duke publikuar projekte të reja dhe duke organizuar koncerte. Megjithatë më fillim të këtij muaji këngëtarja paralajmëroi fansat për një shkëputje të shkurtër nga tregu muzikor.

“Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur edhe shumë net magjike për t’ju parë para  pauzës sime. Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment! P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon! Ju dua shumë!,” shkruaji në atë kohë Dafina.

Por, pas kësaj performancat e saj live në koncerte duket se nuk u kanë pëlqyer fort fansave, të cilët nuk e kanë kursyer aspak këngëtaren ndaj kritikave të ashpra. Komenteve të shumta se përse po vazhdon ende që të performojë në koncerte, Dafina Zeqiri iu përgjigj me një “Instastory”.

“Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të performoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia. Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua-më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit.”

“Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë”, vazhdoi më tej këngëtarja teksa shton se këtë punë nuk e bën për para, por për dashurinë e pastër që ka për muzikën.

“E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin. Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde.”

“Xhelozi”, i quajti këngëtarja të gjitha komentet kritikuese.

“Gratë kanë një forcë të jashtëzakonshme: ato mund të vazhdojnë përpara pavarësisht ndryshimeve hormonale”, shkroi Dafina, duke iu drejtuar më tepër disa burrave që sipas saj nuk e kuptojnë këtë gjë.

“Fatkeqësisht, disa njerëz-sidomos disa burra-nuk e kuptojnë këtë dhe ndoshta edhe ndjejnë një lloj xhelozie. Ata vazhdojnë të punojnë e të ndjekin qëllimet e tyre, dhe një grua mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe më shumë. Gratë kanë një forcë të jashtëzakonshme: ato mund të vazhdojnë përpara pavarësisht ndryshimeve hormonale, shtimit në peshë apo netëve pa piume. Dhe unë jam një dëshmi e kësaj fuqie.”

Më 13 Shtator të 2024-ës, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji i dhanë fund beqarisë, duke e kurorëzuar dashurinë e tyre në një martesë. Dasma e së cilës u bë më 28 Tetor, ku këngëtarja shkëlqeu me vellon e bardhë dhe fustanin klasik krah partnerit të saj të jetës./tvklan.al