Nëse jeni duke kërkuar për një udhëtim të lirë gjatë Pashkëve ose pushimeve të fundjavës atëherë ky mund të jetë pikërisht ajo që kërkoni.

Tabloidi britanik “Daily Express” u ka rekomanduar lexuesve të tij Shqipërinë në një shkrim të publikuar këtë të diel. Duke kujtuar se etiketimin “Maldivet e Evropës” për vendin tonë nënvizohet se Shqipëria është destinacioni i përsosur për këdo që kërkon një aventurë në një vend më pak të njohur.

“Daily Express” thekson se në jug të vendit ndodhen plazhe të fshehura pa grumbullime njerëzish në këtë periudhë për të marrë rrezet e para të diellit këtë sezon.

Rekomandohet plazhi i Livadhit në Himarë, i vlerësuar si një nga më pak të populluarit duke e bërë një destinacion të përsosur për natyrën që ofron. “Kjo zonë ofron një arratisje të qetë me ujëra të pastra, parkime të lira dhe terrene kampingu.

Tabloidi britanik jep edhe rekomandimet se si mund të arrihet në këtë plazh duke përmendur fluturimet lou kost dhe thekson se edhe dhomat e hotelit në pranverë janë më të lira duke variuar nga 35 deri në 49 Paund nata.

Tv Klan