Konkurrentja Ariana Shabani, e cila u eliminua në natën e 9-të të spektaklit Love Story në TV klan, ka folur para se të ngjitej në skenë, për mënyrën se si e mendon ajo jetën bashkëshortore.

“Ta dijë mirë motra e tij”, çfarë deklaroi Ariana para eliminimit

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Ariana ka treguar nëse do i pëlqente të jetonte me prindërit e partnerit dhe se çfarë do të bënte nëse do të kishte një ditë me Saimirin.

Veç të tjerash ajo është pyetur edhe për “amanetin” e motrës së 33-vjeçarit në klipin prezantues, teksa është shprehur se nëse Saimiri do t’i kishte dhënë më shumë mundësi , do të ishte kujdesur për të më shumë se askush tjetër.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Do të doja të bënim diçka ndryshe nga jeta e përditshme. Nëse do ishim në shtëpi do të kërcenim, do të doja që të darkonim që të njihte ai botën time dhe të shikonim ndonjë film.

Ariana për Saimirin: Nuk më dha mundësinë të…

Ariana u shpreh e lumtur që veç të tjerash ka njohur edhe vajzat me të cilat është bërë mikesha.

Madje Enxhëll, Suela dhe Flavia i kishin dhënë trëndafilat e tyre.

“Jam shumë e lumtur që kam njohur kaq shumë vajza që këtu në Love Story që më kanë dhënë shumë dashuri dhe do më marri shumë malli. Trëndafilat mi kanë dhënë Flavia, Suela dhe Enxhëll.

Jam shumë e qetë, e prisja eliminimin për disa arsye. Janë disa arsye që vetëm unë dhe ai i di dhe nuk dua t’i ndaj me publikun. Unë kam këtu gati dy muaj, nuk është se kisha vetëm pëlqim, ai nuk ma ka dhënë mundësinë që të njihte botën time dhe kjo ishte e gjitha.

Më kanë mbetur shumë gjëra peng që dua t’ia them, por nuk do i them, në mënyrë që nesër pasnesër ta kuptojë vetë çdo gjë. Kaq!

“ Kishte vetëm tërheqje fizike…”, çfarë thanë vajzat pasi Saimiri eliminoi Arianën

Ndërkohë, konkurrentet e tjera kanë folur në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, për eliminimin e saj.

Madje ato kanë dhënë edhe nga një mesazh për bukuroshen 27-vjeçare.

Xhesi: Nuk e prisja por janë gjëra që ndodhin, secila do ikim një nga një deri në fund. Saimiri e tha përse e mori vendimin për ta eliminuar Arianën, tha që kishin kimi në nivel fizik. Ariana është një vajzë shumë e ëmbël, e dashur, është sjellë gjithmonë mirë me secilën nga ne. I uroj gjithë të mirat se kam kuptuar që ka një zemër të mirë dhe i meriton të gjitha.

Meri: Sinqerisht nuk e prisja. Mendova diçka tjetër, nuk më erdhi mirë por kjo është gjë që do ndodhi çdo javë. Nuk kemi pse të qajmë këtu për njëra-tjetrën se i bie të rrimë këtu të gjitha. Arianës i uroj shumë fat dhe suksese.

Enxhëll bën deklaratën e fortë: Nuk do pranoj ta puth Saimirin

Enxhëll ka folur pas spektaklit për takimet dhe puthjet që Saimiri kishte shkëmbyer me Flavian, Merin dhe Generdën.

Ajo ka cituar fjalët e opinionistes Jerina Lalaj, për faktin që konkurrentet e Love Story janë ‘lojtare shahu’, duke nënkuptuar që në fund do të dalin të gjitha një nga një.

 “Më duket sikur ne vajzat e Love Story po bëhemi më të emancipuara, por se di. Siç e ka thënë edhe Jerina, jemi të gjitha lojtare shahu dhe kur kemi ardhur i kemi marrë parasysh gjërat. Egoja ime nuk do ta pranonte puthjen”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse do të sillet ndryshe me Saimirin tashmë që ai ka puthur disa nga vajzat, Enxhëll është shprehur se është konfuze.

Xhesi e pranon hapur: Ndjej xhelozi, takime të tilla…

Xhesi është shprehur se të tilla takime nuk e bëjnë të lumtur dhe që xhelozia është normle në këtë rast.

“Ne nuk fluturojmë nga gëzimi duke parë takime të tilla. Normalisht që ka xhelozi, nuk dua të jap opinione për takimet, ishin shumë të bukura por thjesht ajo që përjetojmë ne nga brenda…nuk jam e lumtur.

Unë këto kohë kam qenë e distancuar. Nuk e kam me takimet e tjera, por me marrëdhënien time në raport me këto ndjesi.

Unë e vlerësoj shumë Saimirin dhe me aq sa ma ka shfaqur, edhe ai ndjen njësoj drejt meje. Por këto kohë kemi qenë të distancuar”, tha Xhesi./tvklan.al