Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa Saimiri pati tre takime romantike me tre nga vajzat.

Ai kishte rezervuar nga një takim me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit solli shumë debate në studio.

Ndryshe nga takimi me Merin, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Luamin, Saimiri ka folur për natën e gjashtë dhe këto dy takime, teksa është shprehur se janë takime të ndryshme.

Më tej ai ka theksuar se takimi me Merin ishte një takim romantik, ndërsa ai me Suelën ishte tërheqës për të.

Si shkoi kjo natë e gjashtë për ty?

Nata e gjashtë në përgjithësi shkoi mirë, kishim takime shumë të bukura me Merin dhe Suelën, patëm edhe disa debate por shoh që janë normale në një reality show si ky.

Ti pate tre takime, me Merin, Redonën dhe Suelën, cilin do të doje të veçoje prej tyre?

Janë tre takime shumë të ndryshme sepse Redona ishte një nga vajzat e reja dhe ishte takimi i parë. Kurse me Merin dhe Suelën, jemi njohur dhe kemi pasur takime. Edhe këto dy takime janë shumë të ndryshme sepse me Merin është një nivel tjetër bisede, një takim më elegant, më romantik.

Me Suelën është takim më me emocione, më tërheqës. Domethënë janë ndryshe të gjitha vajzat dhe si vajzat janë edhe takimet.

Me Suelën ishte takimi i dytë, shkëmbyet edhe disa puthje. Ke filluar ti të ndjesh për Suelën?

Me Suelën kam pasur disa takime, edhe takimet kur kemi qenë në grup kam pasur gjithmonë një afrimitet me Suelën. Normalisht që nga takimi në takim shtohen edhe emocionet. Edhe për puthjen ashtu e ndjeva, ashtu më erdhi dhe ndodhi ashtu natyrale.

Në javën e katërt ai pati edhe një takim me Silvanën, me të cilën gjithashtu shkëmbyen shumë puthje gjatë takimit.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Saimiri është pyetur se cila puthje i pëlqeu më shumë, teksa ka dashur të mbajë një qëndrim neutral për të dyja vajzat.

Më tej ai ka folur edhe për atmosferën e re që kanë sjellë tre konkurrentet e reja, Generda, Valentina dhe Redona.

Ti ke puthur edhe Silvanën më përpara, cila puthje të ka pëlqyer më shumë, e Suelës apo e Silvanës?

Për mua secila vajzë është e veçantë prandaj nuk dua të bëj dallime. Unë e thash edhe në program që përderisa unë arrij të puth një vajzë do të thotë që unë kam një ndjenjë, një pëlqim, që arrij deri tek një puthje.

Vajzat e reja, Generda, Redona dhe Valentina kanë sjellë një ajër të ri në spektakël. E ke ndjerë ti këtë ndryshim?

Tre vajzat e reja më bëhet qejfi që kanë ardhur në këtë program sepse kanë sjellë edhe një elegancë të re. Janë vajza shumë të këndshme, shumë të sjellshme.

Ndryshe nga takimi me Suelën, takimi me Merin ishte një takim pa puthje. Çfarë vlere ka për ty një takim pa puthje?

Takimi me Merin ishte një takim shumë i bukur dhe për Merin kam shumë respekt sepse është një vajzë shumë dinjitoze, një vajzë që nuk flet kot më kot, mban atë qëndrimin e vet.

Edhe unë, takimin me vajzat jua përshtas vajzave, kështu që nuk do doja kurrë një puthje kot me Merin pa e ndjerë ajo ose pa e ndjerë unë vërtetë. I lë kohën dhe hapësirën e duhur derisa të ndodhi, ose ndoshta nuk do ndodhi.

Saimiri ka folur për natën e gjashtë dhe këto dy takime, teksa është shprehur se janë të dy takime të ndryshme.

Një nga vajzat që ka pasur më shumë takime me Saimirin është edhe Enxhëlli, për të cilën ai është shprehur se është kurioz se si do të vijojë historia e tyre.

Më tej Saimiri ka treguar se për cilat vajza ka pak më shumë pëlqim, apo ka filluar të ndjejë ndopak.

Një nga vajzat që ti ke pasur dy takime është edhe Enxhëlli. A është Enxhëlli e veçantë për ty?

Po edhe me Enxhëllin kam pasur takime shumë të bukura dhe kam krijuar një marrëdhënie të veçantë mes nesh dhe jam shumë kurioz se si do të vazhdojë kjo historia jonë.

Enxhëlli është shprehur se nuk i ka ardhur mirë që ti je puthur me vajzat në takimet e tjera. Ke diçka ti për t’i thënë asaj?

Enxhëlli besoj që aq sa më njeh mua, e di që unë nuk vlerësoj vetëm puthjet. Secilën vajzë që unë e thërras në takime unë e kam një interes, pëlqim, ose ndoshta dhe ndjenja. Prandaj e ftoj edhe më shumë se një herë në takim.

Për cilën vajzë ke ndjenja?

Është shpejt që ta them dhe ta zbuloj por janë disa vajza aty që kam pëlqim të fortë ndaj tyre dhe ndihem mirë kur jam me to.

Ti je shprehur se janë disa vajza që të pëlqejnë. Kanë mundur këto vajza të veçohen nga njëra tjetra?

Sigurisht që nga ato vajza që kam thënë në fillim ka treguar veten  dhe vazhdojnë të jenë në program, i kemi parë edhe në takime të ndryshme dhe do vazhdojmë t’i shohim. S’dua të përmend emra por kjo gjë do të dallohet nga takimet e ardhshme.

Më tej ai shtoi se kishte menduar ta eliminonte Vivienin dy javë më parë dhe nuk e largoi atë për shkak të debatit të së hënës.

Të pamë pak të tensionuar në studio. A nuk të pëlqen kur një vajzë të sulmon?

Nuk kam asgjë kundra debateve por më shqetëson fakti që debati mund të jetë i parapërgatitur nga dikush, ose nga personi që nuk është i duhuri ta krijojë këtë debat.

Sipas teje debati ishte i thurur më përpara nga dikush?

Mendoj se po, sepse për mendimin tim Vivien është një nga vajzat që është e gabuar në këtë lloj programi. Dhe ajo duhet ta ketë ndjerë këtë gjë dhe ndaj e ka ndjerë dhe eliminimin dhe është përpjekur nga njëra anë që të më sulmojë nga pak.

Por unë eliminimin nuk e lë në moment të fundit, sepse shumë kanë menduar që unë e hoqa Vivienin nga debati, por unë kam pasur arsye të tjera prandaj nuk e kam nxjerrë në takim gjithë këto kohë dhe e kisha marrë vendimin që më parë që do ta hiqja atë natë. Nuk e mora aty në çast që pse më bëri nja dy pyetje.

Më tej ai ka treguar edhe arsyet përse vendosi të mos i japë trëndafil 27-vjeçares.

Pra ti nuk e ke ftuar enkas në takim Vivienin?

Kam dashur që ajo të tregojë veten e vet siç është sepse i kam inat njerëzit që shfaqen ndryshe nga janë. Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria, ndërkohë që…

Cilat ishin arsyet që ti e eliminove?

Arsyet nuk mund ti tregoj këtu për unë pëlqej njerëzit që sido që të jenë, të jenë vetvetja. Mos bëjn sikur dikush që nuk janë. Kjo ishte dhe arsyeja, unë e kam kuptuar gati që në fillim të programit dhe ndaj nuk e kam thirrur më në takim.

Doja që ajo të shfaqte vetveten, por e kisha vendosur që do ta hiqja atë natë. Vivin sido që të jetë e respektoj sepse i respektoj të gjitha vajzat që janë këtu, por kam kuptuar që nuk është e duhura për mua. Nuk ishte aspak nga debati që patëm. Sigurisht që edhe ajo është një vajzë e zgjuar që e kishte kuptuar këtë gjë ose po e ndjente dhe prandaj ishte pak e revoltuar dhe u mundua që të më kritikonte. Por është e drejta e saj dhe i uroj shumë fat.

Ti komentove edhe puthjen që ajo të dha në takim e parë tek vila. Mund të na thuash diçka pak më tepër për këtë?

Unë e komentova edhe në studio që nga çdo vajzë mund ta kisha pritur këtë sulm, por jo nga Vivieni. Sepse në momentin që ajo ma dha puthjen e parë pa e dashur unë fare, unë e pranova dhe e mora me humor për të mos e përulur atë. Në këtë moment ajo më thotë mua që si i puthe dy vajza. Prandaj më shqetësoi pak kjo gjë, por gjëra që kalojnë.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, 27-vjeçarja nga Durrësi ka treguar se si ndihet disa ditë pas eliminimit.

Veç të tjerash ajo ka folur edhe për debatin e puthjeve në studio dhe veçanërisht për arsyen përse zgjodhi ta puthte Saimirin që në takimin e parë.

Si ndihesh tashmë që nuk je më pjesë e Love Story?

Mirë, ndihem pak më e lirë të them të drejtën.

Të vjen keq që ike kaq shpejt?

Unë nuk ika shumë shpejt, mendoj që ika fiks në momentin e duhur sepse as unë nuk po duroja situatën që ishte krijuar. Faktikisht unë kisha ardhur për Saimirin, me Saimirin nuk kisha kontakt, gjë tjetër nuk më shtynte që të vija, përveçse gocave që i dua shumë.

Një javë më parë Saimiri të tha që të ka hyrë vetja në qejf. Është kjo arsyeja që kishe mprehur shpatën ti?

Unë vetja në qejf jam gjithë kohës, kush më njeh e di shumë mirë që unë e dua shumë veten time dhe mundohem që në çdo moment ta shpreh. Për mua nuk është fare problem. Besoj se kjo ishte arsyeja ishte ajo që i thashë unë dy puntata më parë, që unë e tremb dhe kjo është e sigurt.

U duk një skenar i përgatitur nga ty, kaq shumë të shqetësoi që Saimiri puthi Suelën?

Nuk besoj se u duk. Nuk e di se kujt mund t’i jetë dukur. Ishte një debat i çastit dhe u pa qartë që ishte diçka e papërgatitur dhe as Saimiri nuk ishte përgatitur për një debat të tillë.

Gjithashtu ajo është pyetur nëse ka puthur ndonjëherë dy meshkuj në të njëjtën kohë, teksa nuk ka nguruar të japë përgjigjen.

Për ty puthja është një premtim?

Është një premtim i vogël por që ai/ajo që e merr ka një si kontratë të vogël dashurie, paraprake, para se të njihen mirë. Por unë mendoj që është një shumë e rëndësishme dhe shumë e bukur dhe nuk ka pse t’i bie vlera.

Kur del me një djalë, të ndodh që e puth që në takimin e parë?

Jo deri nuk është se më ka bërë njeri që të bie mbrapsht dhe të ndodhi kjo gjë. Gjithmonë jam e shtruar, jam e logjikuar te kjo pjesë. Në momenti që bie në dashuri është diçka e pakontrollueshme dhe përveç puthjes mund të ndodhi çdo gjë në takim e parë.

Po Saimirin pse vendose ta puthësh që në takimin e parë?

Doja t’i bija në sy dhe i rashë Saimirit dhe të gjithëve.

Bie në dashuri që me puthjen e parë?

Jo. Nuk bihet kështu në dashuri, nuk është kjo mënyra e të rënit në dashuri dhe unë u mundova aq sa pata mundësi ta sqaroja  punën e dashurisë. Dashuria është e pakontrollueshme dhe nëse fillohen këto llogaritë e dashurisë nuk është dashuri domethënë.

Të ka ndodhur në jetë të kesh puthur dy meshkuj në të njëjtën kohë?

Jo, jo. Kam qejf që t’i ndaj ato marrëdhëniet me meshkujt , përfundoj njërën dhe pastaj të filloj tjetrën. Nuk më ka ndodhur kjo dëshirë që unë kam, që t’i ndërpres marrëdhëniet para se të filloj një tjetër.

Megjithatë, nuk është se më ka ndodhur kjo gjë. Besoj se është më e sakta sepse je më e qartë kur ke të bësh vetëm me njërin.

Një puthje është pëlqim apo premtim për ty?

Pëlqim dhe një pëlqim shumë i madh sepse nëse ti ke dëshirë ta puthësh atë, ke dëshirë edhe të flasësh dhe të kalosh kohën me të. Nëse nuk ta jep atë impaktin, të paktën që të të vijë ta puthësh, nuk ka për të pasur asnjëherë asgjë, siç më ndodhi mua me Saimirin.

Pak më parë the se puthja është edhe një farë premtimi i vogël?

Është një premtim i vogël i dashurisë, por që në këtë kontekst, mendoj që nuk duhet të jetë kaq e theksuar sepse Saimiri ka një përgjegjësi morale ndaj të gjitha vajzave dhe nuk duhet t’i bëjë që të ndihen keq në asnjë lloj momenti. Megjithëse mund të mos ketë pëlqime ndaj tyre.

Nëse një djalë nuk të pëlqen sesi të puth, apo pas puthjes nuk ke një kimi me të, do të vazhdoje ta njihje?

Jo absolutisht. Mbaj mend që më ka ndodhur para disa vitesh diçka e tillë dhe thjesht fika telefonin dhe nuk u duka fare në botën e atij djalit. Por që sa më shpejt ta kuptosh këtë gjë, aq më mirë është sepse edhe ai ka mundësi të njohë dikë tjetër, edhe ti nuk je më me atë sikletin që nuk do të kesh një marrëdhënie me të.

Po me Saimirin si ndodhi?

Nuk pendohem për atë puthjen që dhashë në fillim dhe që u bë nami, hëngra shumë fjalë. Fjalë të mira më shumë se sa të këqija. Pastaj vijoi takimi, i dhashë publikut një emocion shumë të madh dhe mora një feedback shumë të mira prej tyre. Ju jam shumë mirënjohëse.

Cili ishte synimi yt në Love Story, për Saimirin apo për famë?

Unë doja të njihja dikë të ri në jetën time, dikë që mos të kisha pasur kontakte më përpara sepse për shkak të punës time njoh shumë njerëz vërdallë dhe gjithmonë qëllonte që një person ta njihja.

Më tërhoqi kjo gjë, më tërhoqi dhe Saimiri, të paktën nga ana fizike, por kur fillova ta njihja, bindjet e mia binin ndesh me bindjet e tij dhe thjesht nuk u përshtatëm. Unë i jam shumë mirënjohëse edhe Saimirit që nuk ma dha atë trëndafilin e fundit sepse thjesht do ishim në siklet të dy. Edhe unë që s’më rri goja, por jo pa të drejtë. Nuk besoj se kam shprehur ndonjë gjë më shumë se ç’duhet./tvklan.al