“Daily Love Story” nga e marta në të premte ora 18:20 në kanalin RTV KLAN YouTube

Teksa ka filluar numërimi mbrapsht i premieres së “Love Story”, “Dating Show”-t, që nis transmetimin të hënën në orën 20:15 në televizionin Klan, zbulohen të tjera risi të formatit.

“Daily Love Story” do të jetë një program i përditshëm, që nis transmetimin e tij menjëherë pas natës së parë të programit, nga e marta në të premte, çdo ditë, në një transmetim 30 minutësh, ku do të tregohet gjithçka që nuk shfaqet në spektakël.

Prapaskena, “backstage”, intervista ekskluzive, diskutime do të përbëjnë thelbin e këtij mini-show, që ka si qëllim të zbulojë më mirë karakteret e këtij formati. I ideuar nga autorja e programit “Love Story”, Ilda Lumani, “DLS” transmetohet në Klan Plus dhe në kanalin zyrtar të RTV KLAN në Youtube, në orën 18:20.

Premiera e “Love Story” pritet me entuziazëm, si i pari show, ku një djalë, do të gjejë nën monitorimin e kamerave dashurinë e jetës së tij. Profili i Saimirit, protagonistit të “Love Story”, ka ngjallur një kërshëri të madhe në audiencën shqiptare, që kurse në televizionin Klan nisi transmetimin spoti i tij. Pas audicioneve të shumta një kast i mrekullueshëm vajzash është përzgjedhur për të vijuar romancën televizive, që nis këtë të hënën nën drejtimin e Alketa Vejsiut dhe regjinë e Vera Grabockës.

Dyshja, pas formateve shumë të suksesshëm; X – Factor, Dance With Me, Në Kurthin e Piter Pan, premton një tjetër serial, që do të mbërthejë audiencën shqiptare! /tvklan.al