Daily Mail: Kampi i Al-Holit në duart e ISIS

Daily Mail: Kampi i Al-Holit në duart e ISIS

19:50 25/10/2019

Rama: E pamundur të ndërhyjmë për 70 shqiptarët që strehohen aty

Kampi i al-Holit në veri të Sirisë duket se ka rënë në duart e militantëve të Shtetit Islamik. Media prestigjioze britanike si The Times dhe Daily Mail shkruajnë se ISIS ka shfrytëzuar kaosin e krijuar nga ndërhyrja turke në Siri për të marrë kontrollin e një kampi ku mbahen të burgosur dhjetëra mijëra gra e fëmijë të luftëtarëve xhihadistë.

Forcat kurde që ruanin kampin e al-Holit janë çorganizuar prej ofensivës turke, ndërsa qindra prej tyre janë larguar për të t’iu bashkuar njësive të militantëve që luftojnë me ushtrinë turke. Në këtë kamp strehohen rreth 70 mijë gra e fëmijë. Por administratorët e kampit thonë për mediat britanike se që kur kanë marrë vesh për ndërhyrjen turke, të burgosurit kanë nisur të sulmojnë kullat e rojës dhe ato pak patrulla të sigurisë të mbetura në kamp.

Në këtë kamp ndodhen edhe 70 shqiptarë, por sipas Kryeministrit Rama, operacionet për t’i nxjerrë prej andej janë qenë të pamundura.

Gazetarët e mediave britanike që kanë vizituar këto ditë zonën thonë se mes të burgosurve po ngjallet shpresa se xhihadistët do të rimarrin kontrollin e territoreve të dikurshme. Kësaj i druhen edhe zyrtarët e lartë të Uashingtonit, të cilët thanë se 100 ish-luftëtarë xhihadistë ishin larguar nga kampet dhe tashmë janë në arrati.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi