Vllaznia zyrtarizon Tomas Brdariç

Pasi ndërroi dy trajnerë në zezonin që lamë pas dhe skuadra ndryshoi negativisht në mënyrën e lojës dhe mentalitetin, me Ilir Dajën drejtuesit e Partizanit shpresojnë në një bashkëpunim afatgjatë.

Objektivat madhorë të një sezoni për Partizanin janë detyrim, por ajo çka i është kërkuar Ilir Dajës është rikthimi i të kuqve në identitetin e fituesit.

Pas Dinamos dhe Tiranës, Partizani e bën Ilir Dajën trajnerin e vetëm që ka drejtuar skuadrat e kryeqytetit. Ilir Daja do të koordinojë mënyrën e lojës të Partizanit B dhe të ekipit të 19-vjeçarëve.

Këtë të hënë është prezantuar edhe trajneri i ri i Vllaznisë. Pas disa ditësh qëndrimi Tomas Brdariç firmosi për ekipin shkodran.

“Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Vllaznisë. Shpresojmë të arrijmë objektivat që ka klubi për të kapur Kupat e Europës”.

Vllaznia arriti të mbijetonte këtë sezon në Superligë pasi fitoi në ndeshjen play-out ndaj Besëlidhjes.

Tv Klan