Takaj: Kampionati më mirë të mos fillojë

Kthimi te Skënderbeu për Ilir Dajën ishte një zgjedhje e logjikshme. Teksa u prezantua nga vetë presidenti Takaj, tekniku pranoi se në zgjedhjen e tij ndikuan sukseset e arritura në të kaluarën.

Ilir Daja, trajner i Skënderbeut: Kam patur oferta nga disa ekipe, por unë zgjodha Skënderbeun. Si e tha presidenti këtu pata kulmin e karrierës. Radhën e parë truri ka dëgjuar zemrën, tani zemra ka dëgjuar trurin.

Synimet sipas Ilir Dajës do të qartësohen me plotësimin e ekipit me lojtarë.

Ilir Daja, trajner i Skënderbeut: Nuk mund të jemi lokomotiva, por besoj me kompletimin e ekipit mund të dalin objektiva më të sakta.

Fillimi i përgatitjeve për sezonin e ri është i shoqëruar edhe me pikëpyetjet mbi nisjen e kampionatit për shkak të vështirësive financiare që po kalojnë klubet. I pyetur për këtë presidenti Takaj pranoi situatën e rëndë me buxhetet e ekipeve shqiptare.

Ardjan Takaj, president i Skënderbeut: Kampionati për mua rrezikon të mos fillojë, për mua farë mos të fillojë. Futbolli shqiptar ka vite që po kalon krizë. Po e lejmë njërin që ka dalë kampion, 9 klube shqiptarë mund ta kenë nga 200 mijë deri 800 mijë euro në vit.

Shpresat varen te ligji i sportit që pritet të miratohet së shpejti ku përfshihen edhe sponsorizimet e ekipeve.

Ardjan Takaj, president i Skënderbeut: Nuk ka më shanse dhe nëse nuk bëhet sivjet futbolli jonë është futboll lagjesh.

Situata e Skënderbeut bëhet akoma më e vështirë pas përjashtimit 10 vjeçar nga kupat e Europës dhe gjoba 1 milionë Euro, por drejtuesit thonë do ta kërkojnë të drejtën deri në fund.

Tv Klan