Një aksident ndodhi pasditen e sotme rreth orës 18:30 në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Një 38-vjeçar ka humbur jetën ndërsa 2 persona të tjerë janë plagosur.

Policia thotë se të plagosurit po marrin ndihmë në spital.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Tv Klan