Shëtitjet me kuaj dhe xhirot me Go Cart zgjodhën të rinjtë në mungesë të dëborës

Pavarësisht se nuk ra borë, shumë qytetarë të Tiranës zgjodhen Parkun Kombëtar të Dajtit për të kaluar fundjavën. Një pjesë e madhe udhtuan me automjetet e tyre por shumica e zgjodhën teleferikun.

Edhe pse ftohtë dhe temperaturë që shkonin në minus, shëtitjet me kuaj ishin zgjedhja e më të vegjëlve, por edhe lojra të ndryshme sportive.

Në mungesë të dëborës më të rinjtë zgjodhën të kalojnë kohën duke bërë gara me “Go Cart”. Por shumë shijuan ecjet në natyrë dhe diellin. Kështu ishte dhe me këtë grup turistesh të huaja.

“Na pëlqen shumë Shqipëria dhe Tirana. Erdhëm në Dajt se menduam se do binte borë. Por prapë është bukur. Na pëlqen shumë këtu, njerzit janë shumë të dashur. “

Mungesa e dëborës ishte penalizim për restorantët që janë në këtë zonë.  Sipas parashikimeve të sinoptikanëve  reshje dëbore në Dajt pritet të ketë gjatë mesit të javës.

Klan News